Cohen tallet me agjentët sekretë

07/08/2012 15:45

Sacha Baron Cohen po shkruan një komedi që do të ketë në vëmendje agjentët sekretë alla-James Bond.

Aktori protagonist i filmave ‘Ali G’, ‘Borat’ dhe ‘Diktatori’ i ka shitur studios Paramount projektin që tregon historinë e një agjenti të tipit 007, i cili duhet të arratiset së bashku me të vëllain e tij të çmendur pas futbollit, por jo shumë të zgjuar. Mendohet se Cohen do të interpretojë vëllain dështak.

Sipas ‘Daily Mail’, tashmë do të nisë puna për skenarin.

Filmi i fundit i Sacha Baron Cohen, Diktatori, ka grumbulluar rreth 160 milionë dollarë në të gjithë botën.

40-vjeçari, i cili jeton në Los Angeles me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, do të interpretojë gjithashtu vokalistin e grupit Queen, Freddie Mercury, në një film biografik.

Top Channel