Ndonëse mund të jetë në mesin e të 60-tave, Sylvester Stallone vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer trupore, falë regjimit ende rigoroz fizik.
66-vjeçari tregoi një trup të tonifikuar, me abdominale të dukshme dhe muskuj ende të fortë, ndërsa u fotografua përgjatë pushimeve me familjen e tij në Francë.
Megjithatë, ndërsa Stallone mund të admirohet nga shumë të tjerë për format e tij impresionuese, betejën brenda familjes për trupin më të mirë e fiton pa dyshim bashkëshortja e tij aktuale.
43-vjeçarja Jennifer Flavin, dëshmoi edhe ajo një fizik altetik dhe tejet të formuar, në gjendje për të mos i pasur asgjë për lakmi aktorit të famshëm hollivudian.
Stallone dhe Flavin shoqërohen në këto pushime nga tre vajzat e tyre, 16-vjeçarja Sophia, 14-vjeçarja Sistine dhe Scarlet 10 vjeç.
Këto pushime familjare konsiderohen nga familja si një mënyrë për të rinisur jetën e tyre, pas lajmit shkatërrues të vdekjes së djalit të parë të Stallones.
Sage Stallone ndërroi jetë në korrik në moshën 36-vjeçare, si rrjedhojë e një mbidoze.
Top Channel