Ndarja nga Mila Kunis shkatërroi Culkin

06/08/2012 11:30

Macaulay Culkin nuk është më ai djali i vogël që mahniti të gjithë botën me filmin “I vetëm në shtëpi”.

Tashmë 31-vjeçar (edhe pse duket shumë më i vjetër se mosha që ka), aktori e ka lëshuar tërësisht veten dhe frekuentohet me përdorues droge.

Një fqinj i tij në Nju Jork shprehet për ‘Daily Mail’: “Ai frekuenton disa djem të pasur që e kalojnë kohën në Majemi dhe Nju Jork. Një nga këta djem është përdorues ketamine (ilaç për qetësimin e kuajve).”

Javën e kaluar, ‘National Enquirer’ publikoi se Macaulay Culkin është pranë vdekjes pasi është i varur nga heroina, por menaxherja e tij e përgënjeshtroi këtë lajm.

Sipas mediave rozë, rënia e aktorit nisi që pas ndarjes nga aktorja Mila Kunis dhe ka rënë në depresion që kur kjo e fundit po frekuenton Ashton Kutcher.

Culkin ka nisur karrierën kinematografike që në moshën 8-vjeçare. Kur ishte 10 vjeç mund të konsiderohej milioner. Fitoi 100 mijë dollarë nga filmi i parë “I vetëm në shtëpi” dhe 3 milionë e gjysmë dollarë nga pjesa e dytë e këtij filmi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta