Policia është duke hetuar pasi aktorja Ellen Page, protagoniste kryesore e “Juno”, u kërcënua me vdekje në llogarinë e saj në “Twitter”.
Policia e Los Anxhelosit lëshoi një mandat kontrolli të hënën, në përpjekje për të grumbulluar më shumë informacione, pas kërcënimeve ardhura në qershor.
Mesazhet, të fshira prej vetë aktores, e kërcënin qartësisht jetën e saj. Në njërin prej tyre, shkruhej: “Do ta vras Ellen Page. Ajo tashmë është një njeri i vdekur”.
Sipas arsyeve të cituara në marrjen e mandatit të kontrollit, zbuluar nga rrjeti amerikan “TMZ”, në një tjetër kërcënim shkruhej: “Ellen Page, nëse do të vazhdosh të shoqërohesh me Alexander Skarsgard do të të vras në publik brenda vitit. Mund të jesh në një klub, në një ndeshje, restorant apo duke firmosur autografë, por unë prarë do të të vras”.
Së fundmi, aktorja 25-vjeçare ka marrë edhe disa telefonata tepër shqetësuese.
Aktorja është partnere e protagonistit të “True Blood”, 35-vjeçarit Alexander, me të cilin ata u njohën gjatë xhirimeve të filmit “The East”.
Top Channel