Dëmtim i rëndë për Mario Gomez

06/08/2012 11:00

Mario Gomez, sulmuesi kryesor i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, është dëmtuar rëndë gjatë ndeshjes që luajti ditën e dielë ndaj Werder Bremen.

Qendërsulmuesi doli nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë me barrelë dhe tashmë duhet të operohet në kavilje.

Ende nuk dihet se sa kohë duhet për rikthimin në fushat e lojës, por mendohet se do të duhen disa muaj para se 27-vjeçari të luajë sërish për bavarezët.

Ky pragsezon nuk ka qenë aspak i mirë për Bayern Munchen pasi që tani në infermieri ndodhen edhe Rafinha, Diego Contento dhe David Alaba.

Top Channel