Cigaret elektronike me përbërës helmues

06/08/2012 17:00

Cigaret elektronike mund të jenë të pasigurta dhe të krijojnë probleme shëndetësore afatgjata, ishte përfundimi i një studimi amerikan.

Aktualisht, me miliona duhanpirës në të gjithë botën përdorin këto pajisje, për t’i ndihmuar që të shkëputen nga vesi i tymosjes.

Cigaret elektronike, ndonëse kanë një përqindje nikotine dhe shije të ngjashme, janë të zhveshura nga përbërës të tjerë të dëmshëm si katrani, që njëkohësisht krijojnë edhe varësi në trupin e njeriut.

Megjithatë, duket se për cigaret, të cilat për momentin prodhohen vetëm në Kinë, nuk janë bërë testime të mjaftueshme dhe as nuk është studiuar përbërja e tyre kimike, me nikotinën që mund të jetë edhe më e lartë se në një cigare të zakonshme.

Njëkohësisht, ka prova se në këto cigare mund të ketë përmbajtje të kimikatave helmuese, si glikoli diethilenit, vdekjeprurës në përqendrime të mëdha.

E ndërsa studime më të hollësishme duhet të kryhen nga autoritet, është e qartë se për momentin, çdo formë cigareje është e dëmshme dhe e rrezikshme për shëndetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA