Allegri ul objektivat e Milanit

06/08/2012 13:30

Milan do të rinisë nga zero dhe trajneri Massimiliano Allegri ul paksa objektivat e kuqezinjve.

“Na janë larguar lojtarë si Thiago Silva dhe Ibra plus veteranë që kanë fituar gjithçka në karrierë. Do të ndryshojmë mënyrë loje dhe do të ecim para. Objektivi sezonal do të jetë arritja e çerekfinaleve në Ligën e Kampioneve dhe përfundimi i kampionatit në tre vendet e para”, u shpreh tekniku italian në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.

Por, kjo nuk do të thotë se Milani nuk do të luftojë për titullin kampion: “Sezonin e shkuar dukej se ne do të dominonim dhe do të luftonim me Interin, por ishte Juventus që nuk humbi asnjë ndeshje. Juve është favorite, por të shohim.”

Në lidhje me fjalët e Gattuso mbi problemet në dhomat e zhveshjes tek Milani, Allegri tha: “Rregullat nuk janë thyer kurrë. Në çdo ekip ka momente tensioni kur gjërat shkojnë keq, por kur shkojnë edhe mirë. Kur fituam kampionatin nuk është se lojtarët putheshin në buzë me njëri-tjetrin.”

Top Channel