Vietnam, parada e parë gay
05/08/2012 10:00
Dhjetra biçikleta të zbukuruara me tallumbuce dhe flamuj të dizenjuar me ngjyrat e ylberit, marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit Hanoi për paradën e parë homoseksuale të mbajtur në Vietnam.
Kjo vjen si një surprizë pasi bëhet fjalë për një vend, të karakterizuar nga morali konfucian i bazuar në traditën dhe familjen, dhe ku homoseksualiteti mbetet një tabu.
Në fund të korrikut, Ministri i Drejtësisë Ha Hung Cuong njoftoi çuditërisht, se tani është koha e duhur për të shqyrtuar mundësinë për të ndryshuar ligjin që lejon martesat mes homoseksualëve në Vietnam.
Top Channel