Pas suksesit në edicionin shqiptar të një prej spektakleve më  prestigjozë të muzikes në botë, “The Voice of Albania”, ku u rendit ndër 4 finalistet, një tjetër sukses vjen për Enrika Derzën.

Ajo është vlerësuar me pikët maksimale nga juria në festivalin ndërkombëtar te popit “Liga e Kampioneve”, i cili zhvillohet në Rumani.

Konkursi muzikor është organizuar këtë vit nga data 1 në 5 Gusht në “Piatra Neamt” të Rumanise. Juria profesionale përbëhet ndër të tjerë nga një prej kengëtarëve më të njohur rumunë, Mihai Traistariu, i cili njihet si një prej të paktëve këngëtarë në botë që arrin pesë oktava në zë.

Kenga “Jam e imja”, me të cilen Enrika u paraqit suksesshem në festivalin e muzikës moderne shqiptare “Top Fest”, e ka renditur vajzën 15-vjeçare nga Shkodra ndër këngëtaret më të votuara, duke i dhënë asaj shansin të fitojë një prej çmimeve në naten finale mbrëmjen e dates 5 Gusht.

Festivali “Liga e Kampioneve” eshte një aktivitet ndërkombëtar i muzikes pop, ku këngëtarë të përzgjedhur nga Rumania, këtë vit 21 prej tyre, konkurojnë përballë këngëtarëve të ndryshëm nga mbarë bota.

Konkurrentët ndërkombetare duhet të kenë fituar të paktën një çmim në karrieren e tyre, për të siguruar pjesëmarrjen në këtë festival, i cili vjen këtë vit në edicionin e tij të trete. Një tjetër konkurrente në këtë festival ka qene edhe fituesja e edicionit të nënte të “Top Fest”-it, Elhaida Dani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA