”Legjendari” Phelps tërhiqet nga noti

05/08/2012 14:10

 ”Legjendari” Phelps tërhiqet nga noti  Notari amerikan, Micheal Phelps, fitoi medaljen e tij të 18 të artë në Lojrat Olimpike në stafetën 4×100 metra dhe kjo do të jetë medalja e tij e fundit, pasi 27-vjeçari shpalli pas garës tërheqjen e tij nga noti.

Notari amerikan, Micheal Phelps, fitoi medaljen e tij të 18 të artë në Lojrat Olimpike në stafetën 4×100 metra dhe kjo do të jetë medalja e tij e fundit, pasi 27-vjeçari shpalli pas garës tërheqjen e tij nga noti.

Phelps tërhiqet nga karriera e notit si sportisti më i suksesshëm ndonjëherë në historinë e Olimpiadave, në total me 22 medalje, midis të cilave 18 prej ari, dy argjendi dhe dy bronxi.

”Është e vështirë të gjej fjalë për të përshkruar atë që ndiej tani, por mund të them se e përfundova karrierën time ashtu siç dëshiroja ta përfundoja”, deklaroi Phelps, dukshëm i emocionuar në konferencën për shtyp.

”Pavarësisht ulje-ngritjeve të karrierës sime, përsëri kam qenë në gjendje që ta mbyll atë në mënyrën siç ëndërroja. Kam arritur të bëj gjëra që askush tjetër nuk i ka arritur përpara meje dhe kjo ishte edhe një prej mënyrave më argëtuese për ta mbyllur, me një stafetë”.

Notari i stilit me shpinë, Matt Grevers dhe ai bretkosë, Brendan Hansen, mbajtën në garë SHBA-në gjatë stafetës, por u desh e gjithë aftësia e Phelps për të marrë medaljen e artë nga një skuadër japoneze mbresëlënëse.

Phelps debutoi në Sidnei 2000 si një 15-vjeçar. Ai fitoi gjashtë medalje të arta dhe dy bronxi në Athinë, si dhe një rekord prej tetë medaljesh të arta në Pekin.

Top Channel