Gregoraci, e mrekullueshme në plazh

04/08/2012 00:00

Gruaja e Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci duket e mrekullueshme në
plazhet e Sardenjës, ndërsa po shijon disa ditë pushimi me familjen e
saj.

Modelja 33-vjeçare u shfaq me një trup të tonifikuar, muskuj në zonën e barkut dhe me një siluetë shumë elegante. Elisabetta mbante veshur një pale bikini ngjyrë bardhë dhe rozë, shoqëruar me një pale syze të errëta dhe kapele sportive të bardhë.

Trupi i mrekullueshëm i gruas së tij e bëri Flavion që të mos i mbajë duart dot duart larg saj.

  

Miliarderi 62-vjeçar e kishte vëmendjen e përqendruar edhe tek dashuria tjetër e madhe e jetës së tij, djali 2-vjeçar Falco Nathan.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta