Ka nisur këtë të shtunë në Top Channel emisioni i ri “Poke”, i pasur me informacione mbi botën e showbiz-it dhe lifestyle-it. Programi në fjalë transmetohet në 15:35 dhe për më shumë se një orë informacionet përcillen nga prezantuesja e njohur Albana Osmani.
Në puntatën e parë të tij personazhi kryesor ka qenë ish-protagonistja e Big Brother, Genta Gjalpi, e cila e lidhur në Skype u është përgjigjur pyetjeve të Albanës.
Albana: Përshëndetje, Genta. Mund të na thuash se ku ndodhesh aktualisht?
Genta: Jam në Bilisht me familjen.
Albana: Pse je atje?
Genta: Dëshira ishte shumë e madhe. Për më tepër, ngaqë në vende të tjera nuk kam pasur mundësi të flas në Skype, tani që mu dha mundësia jam këtu.
Albana: Si kanë qenë këto kohë për ty?
Genta: Ngjarjet dhe koha ka qenë shumë të ngjeshura.
Albana: Genta, ty gjithmonë të shoqërojnë problematikat. Çfarë është kjo historia me djalin e ri me emrin Emiliano?
Genta: Siç duket, gazetat s’kanë për të mu ndarë ndonjëherë. Por pas kësaj historie jo kaq të mirë, unë vendosa të bëj një stop në jetën time, të shoh gjërat që kanë më vlerë, pasi unë kërkova diçka për jetën time por rash nga shiu në breshër.
Albana: Mund të na thuash çfarë ka ndodhur?
Genta: Nga këto histori, të gjitha aspak të këndshme, vendosa t’i jap jetës një drejtim tjetër. Mendova se Emiliano do të ishte një njeri tjetër, por nuk ishte kështu.
Albana: Cila është e vërteta me të?
Genta: Ishte diçka që nisi dhe që u la në mes. Ai e nisi këtë lidhje nga dëshira për të dalë nëpër gazeta, për t’u bërë model dhe deshi të më përdorte mua.
Në lidhjen me Skype ndërhyn Eraldo Rexha, kryredaktor i suplementit “Bluetooth”, i cili i ka drejtuar ish-protagonistes së Big Brother pyetjet e tij.
Rexha: Genta pasi ka dalë nga Big Brother ka qenë personazhi me jehonën më të madhe mediatike. Herët e kaluara vëmendjen e merrte fituesi, por këtë herë e ka marrë Genta. Genta është përfolur për ribashkimin me Rubensin, ndërsa tani për lidhjen me Emilianon. Dua ta pyes, ku e njohe këtë të fundit? Sa kohë ka?
Genta: Jam njohur para 3 vitesh në mënyrë shoqërore dhe pas tre vitesh, pasi ai kaloi një aksident, i urova të shkuara me anë të shoqes sime.
Rexha: Emiliano ka thënë se e ka njohur Gentën para Big Brother dhe se nuk i ka lënë shije të mirë historia e saj me Rubensin. Po ashtu edhe njohja e tij me Xhanin, të cilin Genta ka thënë se e ka prezantuar me Emilianon, ndërkohë që ai vetë thotë se është njohur me Xhanin gjatë stërvitjes sportive. Xhanin Genta e ka fajësuar si personin që i ka prishur këtë histori dashurie?
Genta: E kam prezantuar kur kanë qenë edhe anëtarët e Big Brother.
Albana: Pse të ndjekin histori të tilla, Genta? Kjo histori është mbyllur?
Genta: Normale që po. Madje, nuk kishte filluar mirë.
Albana: Por ky djalë të pëlqeu, apo jo?
Genta: Po. Kam menduar se ishte një njeri me integritet, por nuk e di…
Albana: Në lidhje me një foto që është publikuar. Rubensi, që është shfaqur në një foto, thotë se ishte ftuar në ditëlindjen tënde, ndërsa ti thua që ai ishte rastësisht aty. Cila është e vërteta?
Genta: Ditëlindja ime u festua në një klub. Nëse ka pasur foto, ato janë bërë mbasdite. Më ka ftuar Ervisi i Big Brother-it të vjetër për një kafe dhe kur jam ulur në tavolinë ka pasur shumë persona dhe ka kaluar paparaci “rastësisht”. Dhe të shtunën tjetër ata përfunduan ashtu. Që nga ajo ditë nuk ka pasur më kontakt.
Rexha: Di që Genta ka pasur takime të mëparshme me Rubensin. Kështu ka thënë ai për mediat. Ai ka thënë se, nëse Genta donte t’i mbyllte relatat me mua, atëherë ajo nuk do të vazhdonte të ishte shoqe e ngushtë me motrën time. Aludohet se Genta është kthyer në shtëpinë e Rubensit dhe ka jetuar për disa ditë atje.
Albana: Cila është e vërteta Genta?
Genta: Shoqe të ngushtë jo. E kam takuar motrën e Rubensit, por nuk e kam shoqe të ngushtë. Edhe familjarët e saj i kam takuar, por vetëm kaq. Në shtëpinë e Rubensit nuk kam qenë dhe nuk kam asnjë lloj relate me të.
Albana: Genta, ç’plane ke për fundjavën, kur do të të shohim sërish që të lajmërojmë paparacët?
Genta: I pres paparacët në Greqi. Aktualisht jam pak me grip dhe pas disa ditësh do të nisem, për t’u rikthyer pastaj në Tiranë dhe jo më këtu.
Top Channel