Është një puthje përgjigja e aktivistëve gay, për një protestë që zgjodhi një Fast Food në Shtetet e Bashkuara kundër martesave mes personave të të njëjtit seks.
Pas “Ditës së solidaritetit” që organizoi rrjeti i fast-foodeve “Chick-Fil-A”, për të protesuar ndaj martesave gay, pjesa e indinjuar hidhet në kundërsulm.
Aktivistët e shoqatave të homoseksualëve kanë organizuar “Ditën kombëtare të puthjes homoseksuale” si kundërpërgjigje.
Nga njëra anë e Shteteve të Bashkuara deri në tjetrën, personat me prirje gay, kanë lënë takim para restoranteve të fast foodit “Chick-Fil-A” për të kryer një puthje në formë proteste.
Vetë Fast Food-i kishte zgjedhur në mënyrë simbolike një panine me pulë për “Ditën e solidaritetit” kundër martesave gay.
Top Channel