Ed Manushi, pushime mes kulturës dhe sportit

04/08/2012 17:00

Në puntatën e parë të emisionit të ri “Poke”, në Top Channel, një tjetër personazh VIP që u është përgjigjur pyetjeve të prezantueses Albana Osmani ka qenë komentatori i njohur sportiv, Ed Manushi.

Aktualisht Manushi po shijon pushimet e tij në plazh, pas një sezoni të ngarkuar me shumë evenimente sportive, por ai nuk mund të qëndrojë dot larg sportit për shumë kohë. Të ndjekim intervistën.

Albana: Përshëndetje Edi! Tani që mbaroi kampionati evropian je në kohën tënde të relaksit. Ku ndodhesh i pozicionuar gjeografikisht?

Manushi: Jam në plazhin e Dhërmihut.

Albana: Gjatë këtyre ditëve të pushimit ke qenë edhe në Spanjë. Si ia kalove atje? Ishe me shokët apo me familjen?

Manushi: Ishte një udhëtim familjar, në zonat historike dhe kulturore. Plazhin e preferoj në Shqipëri dhe nuk e ndërroj me askënd.

Albana:
Unë prisja ndonjë di xhej në Ibiza, kurse ti thua…

Manushi: Di xheji i përket moshës tënde, Albana. Unë e kam kaluar atë kohë.

Albana: Po kampionati evropian si ishte për ty? Si kaloi ajo periudhë?

Manushi: Ishte diçka fantastike. Unë dhe kolegët punuam me përkushtim dhe me dëshirë.

Albana:
Duke ditur që ke Realin dhe Dinamon ekipe të preferuara, si do shkojnë këto skuadra?

Manushi: Janë dy skuadra kryesore në “Proçesin Sportiv”. Mendoj se për Dinamon do jetë një kampionat i fortë pasi ka 3-4 skuadra që janë përforcuar shumë si Korça, Flamurtari e Vllaznia. Ndërsa në Spanjë duket se ka vështirësi ekonomike në futboll, por nuk do të mungojë përballja e Realit me Barcelonën dhe mezi po e pres këtë takim.

Albana: A do të jetë i besueshëm futbolli, duke pasur parasysh që shumë analistë kanë kaluar në përllogaritjet matematikore? Do ketë pastërti, apo do të jetë një kampionat i ftohtë?

Manushi:
Kjo verë, siç është e nxehtë aktualisht, është e nxehtë edhe për futbollin. Për shembull në Itali, ku janë përfshirë trajnerët më të njohur, si Conte. FIFA dhe UEFA nuk duhet të lejojnë që të tronditen themelet e këtij sporti. Megjithatë, mendoj se do të ketë ndërhyrje.

Albana: Organizoni me miqtë e tu ndeshje në plazh?

Manushi: Më shumë voleiboll, për futbollin njerëzit më thonë se je më mirë komentator.

Albana: Edi, faleminderit. Kalofshi sa më mirë në plazh. Do të shihemi në sezonin e ri televiziv.

Manushi: Mirupafshim. Edhe unë ju përqafoj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA