‘Bild’ sulmon sportistet e shëmtuara

04/08/2012 00:00

‘Bild’ ka listuar sportistet më me pak feminilitet në Olimpiadën e
Londrës dhe në vëmendjen e saj është vënë edhe kapitenia e skuadrës
italiane të volejbollit të ujit, Elisa Casanova.

Media gjermane e ka konsideruar kapitenen italiane si një bombë dore në pishine, ndërsa ka bërë shaka edhe me mbiemrin e saj Casanova, për të cilin thotë: Quhet edhe si playboy legjendar venedikas, por është shumë më e shëndoshë.

‘Bild’ në këtë listë ka vendosur edhe kinezet, koreano-jugoret, tunizianet dhe tajlandezet, duke vënë përkrah tyre edhe etiketime jo fort të hijshme.

Top Channel