Real Madrid mund 5-1 Los Angeles Galaxy

03/08/2012 10:00

Real Madrid fitoi ndaj Los Angeles Galaxy me rezultatin 5-1 në ndeshjen me më shumë publik të pranishëm në stadiumin Home Depot Center (30.281 spektatorë).

Higuain, Di Maria, Callejon, Morata dhe Jese ishin autorët e golave në ndeshjen miqësore për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho.

Për ekipin amerikan shënoi Junior Lopes pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga David Beckham.

Kaka’ luajti vetëm pjesën e parë të ndeshjes dhe nuk tregoi asgjë nga klasi i tij. Pas takimit, Mourinho theksoi për futbollistin brazilian: “Është një lojtar i madh dhe nëse do të vazhdojë të qëndrojë me ne do të mundohemi t’i nxjerrim maksimumin. Edhe sezonin e kaluar na ndihmoi shumë në fitimin e titullit edhe pse nuk bëri një sezon të shkëlqyer.”

Top Channel