Të gjithë ata që janë pronarë macesh, kanë mësuar që të bashkëjetojnë me divanet e rrjepur apo qimet e kafshës së tyre kudo ku ulen.

Megjithatë, një projektues koreanojugor, arriti të zbulonte një zgjidhje për të eliminuar këtë problem.

Seungji Mun pranoi se numri në rritje i pronarëve të maceve në vendin e tij, përballej gjithmonë e më shumë me problemin e mungesës së hapësirës në banesat e tyre.

Për këtë arsye, në mënyrë që të mbajë të lumtur si pronarët, ashtu edhe macet, projektuesi ideoi një divan, i cili ndërsa ofron një rehati të madhe, njëkohësisht ka të integruar një prej lojrave të preferuara të maces, duke bërë që edhe kafshët të mbeten aktive gjatë të gjithë kohës.

Tuneli i integruar në divan, mund të përdoret njëkohësisht nga macja për të pushuar, për të eksploruar dhe për të vrapuar, ndërsa pronarët nuk do të kenë asnjëherë më dyshimin se ku janë fshehur kafshët e tyre të dashura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA