Lojrat Olimpike, rekord në ushqime

03/08/2012 17:10

Ylli i notit, Micheal Phelps, ka deklaruar më parë se konsumon në ditë plot 12 mijë kalori, ose pesë herë më shumë nga sa i nevojiten një mashkulli me përmasa normale trupore.

Usain Bolt dhe rivali i tij më i madh në 100 metra vrapim, Yohan Blake, konsumojnë çdo 24 orë nga 16 banane.

Ndërkohë, një prej atletëve trupvegjël japonezë të gjimnastikës, konsumoi në pak çaste 50 sushi pas një stërvitje, teksa një maratonist përlau pjata të tëra me mish të grirë.

Peshëngritësit, nga ana e tyre, kanë vesin që të kërkojnë gjithmonë që të pijnë litrat e para që dalin nga lopa, ashtu siç janë, pasi ky qumësht përmban më shumë yndyrrë dhe energji.

Në këto kushte, Lojrat Olimpike janë njëkohësisht edhe aktiviteti më i madh i kulinarisë në botë.

Me 10 500 atletë, secili prej të cilit jo vetëm që ka vese dhe dietë të përcaktuar, por edhe një oreks të ndryshëm nga çdo njeri i zakonshëm, “CNN” bëri një studim në interesant në kuzhinën e Londër 2012, për ushqimet që konsumohen çdo ditë në të.

Sipas të dhënave, konsumohen 25 mijë bukë dhe 75 mijë litra qumësht, ndërsa në total, gjatë Lojrave Olimpike do të shërbehen 1,2 milionë racione e 330 tonë fruta e perime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA