Hamadou Issaka, i njohur ndryshe si “vendi i fundit” fitoi brohorima dhe duartrokitje të jashtëzakonshme, pas paraqitjes më të dobët që kishte parë kanoa individuale e dy mijë metrave në disa dekada.

Atleti i një prej vendeve më të varfëra të botës, Nigerit, i kualifikuar në Lojrat Olimpike me ftesë, përfundoi provën e tij në pothuajse nëntë minuta ose më shumë se dy minuta nga e vendi i parë e një minutë e gjysmë nga ai i parafundit.

Megjithatë, ishte shpirti i tij i lartë i garës, ai që ndryshe nga paraqitja, meritoi një medalje të madhe ari.

35-vjeçari, nisi të stërvitej për këto lojra vetëm tre muaj më parë dhe deri atëherë, as që kishte dëgjuar se çfarë ishte një kanoe.

Për shkak të pamundësive financiare dhe mungesës së çdo kushti për t’u stërvitur, Issaka përdori një varkë të vjetër peshkimi, në përpjekje për t’u përgatitur sa më mirë.

Në fakt, gjatë këtyre Lojrave Olimpike, ishte hera e parë që atij i jepej një kanoe e vërtetë, si ajo me të cilën stërviten dhe garojnë çdo ditë rivalët e tij.

I vetëdijshëm për peripecitë e atletit nga Nigeri, publiku u ngrit në ovacione dhe e inkurajoi që të mos linte garën përgjysmë në kulmin e vështirësive të tij, duke e shoqëruar deri në fund.

Kështu, përveçse atleti i parë i vendit të varfër afrikan në Lojra Olimpike me një kanoe, Issaka hyn në histori edhe si atleti i parë që shndërrohet në një hero për publikun duke përfunduar në vendin e fundit.

Në intervistën pas përfundimit të provës, 35-vjeçari premtoi se do të paraqitet më mirë pas katër vitesh, kur të konkurrojë në Lojrat Olimpike të Rio de Zhaneiros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA