Skënderbeu, largohet Stanislav Levi

02/08/2012 00:00

Stanislav Levi nuk do të jetë trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm.

Burime të sigurta pranë klubit korçar bëjnë të ditur për Top Channel se tekniku që e nxori Skënderbeun kampion të Shqipërisë nuk ka rënë dakord me presidentin e ri i klubit Take për të zgjatur kontratën.

Sipas po të njëjtave burime, të gjithë lojtarët përveç Daniel Xhafës, Igli Allmuçës dhe Bratiçit kanë nënshkruar kontrata të reja me skuadrën korçare.

Ndërkohë këta të tre sezonin e ardhshëm do të luajnë për Flamurtarin, Kukësin dhe Teutën. Mësohet gjithashtu se Presidenti Take ka arritur marrëveshjen me dy lojtarë të rinj, Sabien Lilaj dhe Pero Pejic të cilët do të jenë pjesë e Skënderbeut sezonin e ardhshëm.

Top Channel