Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Shkencëtarët që po bëjnë gërmime të thella në Antarktidën moderne kanë zbuluar prova se pemët palma dikur janë rritur atje.
Analizat e pjalmit dhe sporeve, si dhe mbetjeve të krijesave të vogla kanë dhënë një panoramë klimaterike për periudhën e hershme “Eocene”, rreth 53 milionë vjet më parë.
Studimi i revistës “Nature” sugjeron se temperaturat dimërore në Antarktidë kanë kaluar 10 gradë Celsius, ndërsa në sezonet verore kanë arritur në 25 gradë.
Njohuritë më të mira mbi kushtet e “gjelbërimit” do të shtojnë hamendësitë për efektet e rritjes së CO2-shit në ditët e sotme. Epoka “Eocene” ka qenë subjekt i një interesi në rritje në vitet e fundit, si një “ngrohtësi analoge” në Tokën aktuale.
“Ka dy mënyra për të parë se ku do të shkojmë në të ardhmen. Njëra është përdorimi i modeleve klimatike të bazuara mbi fizikën, ndërsa tjetra është vështrimi i epokave të kaluara që janë të ngjashme me atë ku mund të jemi pas 10, 20 apo 100 vjetësh”, ka deklaruar bashkautori i studimit, James Bendle nga Universiteti i Glasgout.
Top Channel