Fitimi i një medalje të artë në Lojrat Olimpike duhet të jetë një moment i madh gëzimi në jetën e çdo sportisti.
Megjithatë, nuk ishte kështu për zhytësen kineze Wu Minxia, që pasi siguroi titullin e saj të tretë olimpik, dëgjoi lajmet më tronditëse në të gjithë jetën e saj.
Menjëherë pasi 26-vjeçarja fitoi në kërcimin nga tre metra trampolinë e sinkronizuar, familja vendosi që t’i tregonte një sekret që e mbante që prej një viti, në mënyrë që të mos shpërqendrohej nga regjimi i saj i egër stëvitor.
Sportisja mesoi papritmas se nderkohe qe ajo pergatitej per Londer 2012-n, të dy gjyshërit e saj kishin vdekur, ndërsa e ëma kurohet prej disa muajsh nga një tumor në gjoks.
Suksesi i Wu dhe shoqes së saj të ekipit, He Zi, ishte shumë i rëndësishëm për Kinën, në tentativën e saj për të fituar të gjithë medaljet e arta në të gjitha stilet e hedhjeve nga trampolina.
“Ishte thelbësore për karrierën e saj që t’i tregonim një gënjeshtër. Prej kohësh, nuk e konsiderojmë më vajzën si tërësisht tonën dhe për vendin, ishte shumë e rëndësishme që ajo të fitonte këtë medalje të artë”, deklaroi babai i zhytëses, Wu Wuming.
Minxia nisi të stërvitej për hedhjen nga trampolina në moshën 6-vjeçare dhe kur mbushi 16 vjeç, u largua nga shtëpia për t’u zhvendosur në një institut shtetëror për sportet ujore.
Një prej sportisteve më të talentuara kineze të brezit të saj, Minxia fitoi medaljen e artë në kërcimin e sinkronizuar nga tre metra edhe në Athinë 2004 dhe Pekin 2008.
Top Channel