Aksident tragjik në Rimini, humb jetën vëllai 18-vjeçar i prezantueses së njohur italiane
Ylli i popit, Madonna, lëshoi para nisjes së koncertit të saj në
Varshavë një klip prej dy minuta e gjysmë për protestat anti-naziste të
1944-s, që u mbajtën në këtë vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me këtë u shënua 68-vjetori i ngjarjeve të përgjakshme në kryeqytetin polak. Mijëra adhurues duartrokitën për filmin e shkurtër, i cili u transmetua para nisjes së koncertit, që filloi me një orë vonesë.
Më herët, Varshava i kishte kërkuar këngëtares të lëshojë këtë film të shkurtër për shkak të një peticioni në internet, përmes të cilit u protestua për performancën e Madonna-s në përvjetorin e përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore në qytet.
Deri në nisjen e koncertit ishin mbledhur 54 mijë nënshkrime online të cilat mbështetën thirrjet për anulimin e koncertit, duke thënë se Madonna do të duhej të tregonte pak respekt për 200 mijë njerëzit e vrarë gjatë protestave të atëhershme 63 ditore.
Top Channel