
Pas fitores së medaljes se parë të arit për Britaninë nga çiklisti i
talentuar Bradly Wigins, kryetari i rizgjedhur i Bashkise se Londrës
Boris Xhonsen i njohur per sjelljet e tij eksentrike, por gjithesesi
popullor, tentoi te zbresë i varur ne tel nga mbi 300 metra lartesi ne
nje park te Londres lindore.
Por ndersa po afrohej finishit, çengeli ku ai ishte varur ngeci dhe kryetari bashkise ngeli i varur per afro pese minuta, duke shkaktuar te qeshuara te spektatoreve dhe fiksimin e ketij momenti komik.
Duke ju pergjigjur pyetjeve te spektatoreve nga poshte se si ndihej atje siper i varur, z.Xhonson pergjigjet se ka qene e mireorganizuar, por nuk po shkon siç duhet.
Nderkohe i varur ne tel Boris Xhonson valviste flamujt britanikë dhe kerkonte nga stafi poshte ne toke t’i sillnin nje litar. Ishin pese minuta te sikletshme te paplanfikuara per nje politikan ne nje situate te pakëndshme, por jo pak komentojne se keto dhe sjellje te tilla te tij vecse ja shtojne popullaritetin.
Imagjinoni nese ndonje politikan tjeter britanikë do te mund te bente veprime te tilla. Kryeministri Cameron pas incidentit tha se “nese ndonje politikan tjeter do te ishte ne pozicionin e Borisit do kishte qene katastrofe, por per Boris Xhonsen ishte nje triumf”.
Nese vizitoret e huaj, qe kane shkuar per Lojrat Olimpike ne Londer nuk e njihnin Kryebashkiakun eksentrik Londres, tashme do e kene fiksuar ate.
Top Channel