
Nivel rekord i ndotjes së ambjentit në Hong Kong. Për të dytën ditë
rresht, Departamenti për mbrojtjen ambjentale ka njoftuar se të dhënat e
zbuluara kanë qenë më të këqijat të regjistruara ndonjëherë.
Instituti i monitorimit ka treguar një nivel prej 192 shkallësh, pasi preku mëngjesin e së enjtes edhe 212, i konsideruar si tepër i lartë.
Sipas disa ekspertëve, përgjegjësia për përkeqësimin e situatës duhet t’i atribuohet tifonit “Saola”, që kaloi rreth 700 kilometra nga Hong Kongu dhe që ka sjellë agjentë ndotës në zonë.
I njëjti tajfun është përplasur në Taivan, me shira të dendura dhe erëra të forta, duke shkaktuar të paktën 4 viktima.
“Saola”, i pari i këtij viti që godet Tajvanin, ka goditur qytetin Hualien, në bregun lindor, pasi goditi më parë Filipinet ku shkaktoi 23 të vdekur.
Tajfuni ka goditur kryesisht veriun dhe lindjen e Tajvanit, duke shkaktuar rrëshqitje toke, evakuimin e më shumë se 1500 personave dhe mbylljen e shkollave e zyrave.
Top Channel