Doktori, frymëmarrje gojë më gojë breshkës
02/08/2012 15:45
Një doktor i ka shpëtuar jetën një breshke që po mbytej në një akuaruim duke i bërë frymëmarrje gojë më gojë.
34-vjeçari ka kaluar 6 minuta duke i bërë frymëmarrje artificiale Atlasit (emri i breshkës) derisa nisi të merrte sërish frymë.
“Më zuri frika sepse goja ime i mbulonte të gjithë kokën. Me shumë mundim gjeta një pozicion ku mund të fryja në gojë dhe pas gjashtë minutash rinisi të merrte frymë. Do më vinte shumë keq nëse do të ngordhte sepse normalja është që një breshkë të jetojë më shumë se njerëzit”, tha 34-vjeçari për ‘Daily Mail’.
“Kolegët në punë qeshën kur i tregova ngjarjen dhe më përgëzuan që më shkoi mendja tek frymëmarrja artificiale në një rast të tillë”, shton doktori britanik.
Top Channel