Presidenti i Bundesbank, Jens Viedman frenon sërish prespektivat duke thënë se Banka Qëndrore Europiane nuk duhet të tejkalojë mandatin e saj.
Në një intervistë të publikuar të mërkurën, ai nënvizoi faktin e mbivlerësimit të mundësive të BQE-së. Ditë më parë, Mario Dragi deklaroi gjatë një konference në Londër, se BQE është e gatshme të ndërhyjë duke blerë letra me vlerë për të vendosur një ekuilibër në tregje.
Viedman nënvizoi se politika monetare e BQE-së duhet të përqëndrohet në stabilitetin e cmimeve dhe zgjidhja e problemeve duhet të vijë përmes politikave të bilancit apo fondeve të shpëtimit të BE-së.
“Bundesbank”, tha ai. “Ka më shumë ndikim se cdo bankë tjetër qëndrore. Jemi më e madhja në euro-sistem”.
Monti, takime me aleatët e BE
Në Paris, presidenti francez dhe kryeministri italian ripërsëritën mbështetjen e tyre për monedhën e përbashkët. Mario Monti u shpreh optimist duke thënë se sheh dritë në fund të tunelit.
Pas Francës, ai po qëndron në Finlandë, ku do të bisedojë me “vigjëluesit” e masave shtrënguese në vendet më të goditur nga kriza e borxhit.
Ai pritet të zhvillojë një takim informal me zv/presidentin e Komisionit Europian, Oli Rehn, komisionerin për Ekonominë. Përpara nisjes drejt Helsinkit, Monti tha se do t’u kërkojë finlandezëve hapjen e mekanizmave të mbrojtjes së euros, në interesin e të gjithë Europës, Finlandës dhe Italisë.
“Duhet bërë një hap”, argumentoi ai. “Për të tejkaluar paragjykimet reciproke, duke u parë sy me sy, duke vëzhguar me vëmendje statistikat e vendeve”.
Të enjten, kryeministri italian, Mario Monti do ta mbyllë vizitën në Helsinki dhe do të qëndrojë drejt Madridit, ku do të takohet me kryeministrin spanjoll, Mariano Rahoi.
Top Channel