Snoop Dogg: Unë jam Bob Marley

01/08/2012 09:10

Snoop Dogg është i bindur se është rimishërimi i Bob Marley dhe ka vendosur që të heqë dorë nga hip-hop-i për të përqafuar muzikën “reggae”.

Këngëtari 40-vjeçar madje ka ndryshuar edhe emrin e tij të artit nga Snoop Dogg në Snoop Lion. Në një konferencë shtypi, artisti sqaroi se pas vizitës në muajin shkurt në Xhamajkë ka rilindur sërish dhe është gati të bëjë muzikë që të mund të dëgjohet nga fëmijët dhe gjyshërit.

Snoop Dogg është i njohur për muzikën e tij rep dhe për tekstet e këngëve me pullë të kuqe, por pritet që së shpejti të nxjerrë në treg një album me këngë “reggae”.

“Në Xhamajkë pata një lidhje me shpirtin e Bob Marley dhe tani jam rimishërimi i tij”, theksoi Snoop Dogg në konferencën për shtyp ku ishte i pranishëm edhe një nga djemtë e legjendës së muzikës reggae.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA