Rusi, peshkatarëve i shpërthen granata gjatë peshkimit

01/08/2012 13:00

Ndodh shpesh që peshkatarët mos të përdorin mjetet tradicionale të peshkimit, por të zgjedhin për zënien e peshqve lëndët për të shkurtuar kohë dhe për të kapur sa më shumë.

Në videon e publikuar nga LiveLeak shihen dy peshkatarë rusë që peshkojnë me granatë dore, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Granata shpërthen në momentin që prek ujin duke rrëzuar dy burrat dhe duke hedhur në ujë të gjitha materialet që ndodhen në varkë.

Fatmirësisht shpërthimi nuk e shkatërroi varkën dhe peshkatarët pas disa sekondash ngrihen në këmbë.

Granatat dhe dinamiti përdoren shpesh për peshkim edhe pse janë katastrofike për ambientin. Lënda plasëse shpërthen në thellësi e më pas peshkatari mbledh peshqit që dalin të ngordhur në sipërfaqe të ujit.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta