Pamela Anderson, lozonjarja 45-vjeçare
01/08/2012 13:10
Ka mbushur 45 vjeç dhe është nëna e dy djemve, por Pamela Anderson ende nuk është gati të përshtasë veshjen e saj me moshën.
Ish-ylli i serialit ‘Baywatch’, u paraqit me një veshje “lozonjare” në një festë në St Tropez në Francë, mbrëmjen e kaluar.
Anderson kishte veshur pantallona shumë të shkurtra dhe taka të larta, të shoqëruara me një këmishë të bardhë.
Pasi u ngjit në skenë së bashku me pronarin e klubit ‘VIP Room’, modelja iu përkushtua shampanjës deri në fund të festës.
Top Channel