Një mandat arresti u lëshua ditën e mërkurë për aktorin Cuba Gooding Jr., protagonist i një agresioni në një lokal nate të Nju Orlinsit, në orët e para të mëngjesit.
Revista rozë “TMZ” informoi se aktori hollivudian, protagonist i serialit “Scrubs”, sulmoi fizikisht një banakiere femër në prag të mbylljes së lokalit.
Sipas një dëshmitari, 44-vjeçari u tensionua dhe nisi të djersinte kur pronarët e lokalit e njohën dhe nisën t’i bënin fotografi.
Pak më pas, kur banakieria iu afrua për t’i dhënë se lokali ishte duke u mbyllur, aktori në mënyrë të pashpjegueshme veproi në mënyrë të dhunshme, duke e shtyrë pas murit, përpara se të largohej.
Një zëdhënës i policisë informoi në shtypin amerikan se tashmë policisë i është kërkuar që të arrestojë Gooding Jr. sapo ta shohë.
Top Channel