Japoni, të vegjëlit praktikojnë sumon

01/08/2012 10:10

Nuk është e nevojshme të jesh një i rritur mbipeshë për të praktikuar sportin e sumos në Japoni.

Djem të vegjël të peshave të ndryshme morën pjesë në kampionatin kombëtar të sumos që u mbajt në Tokio ku pati edhe surpriza. Hayato Matsunaga fitoi duartrokitjet e forta të publikut kur arriti të mundë kundërshtarin e tij që kishte përmasa trupore shumë më të mëdha se ai.

Ky kampionat për të vegjël mbahet çdo vit dhe ka shumë të interesuar për të marrë pjesë në të.

Japonezët e konsiderojnë sumon një formë artesh marciale moderne edhe pse ky sport ka rreth 1000 vjet që praktikohet në vendin aziatik. Sumo është një fiksim në Japoni ku mundësit, që në Japoni quhen “rikishi”, shihen si heronj kombëtarë.

Rikishit peshojnë rreth 250 kg dhe në mënyrë që të mbajnë “formën” duhet të konsumojnë rreth 20 mijë kalori në ditë. Ushqimin zakonisht e shoqërojnë me 6 gota të mëdha birre çdo vakt.

Në një ndeshje të sumos, objektivi është të nxjerrësh nga ringu kundërshtarin me të shtyra ose ta bësh që të prekë tokën me çdo pjesë të trupit përveç shputës së këmbëve.

Tradita është shumë e rëndësishme dhe para çdo ndeshjeje mundësit bëjnë një ritual që njihet me emrin Shiko. Ky ritual konsiston në përplasjen e këmbëve me forcë në tokë dhe kjo gjë bëhet për të larguar djajtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta