Mario Balotelli u fotografua përkrah një vajze të panjohur gjatë Euro 2012, pak ditë pasi konfirmoi ndarjen nga e dashura e tij shtatzanë, Raffaella Ficco.
Megjithatë, e dashura tashmë jo sekrete e sulmuesit, zbuloi detaje të lidhjes së tyre në shtypin anglez, duke pretenduar se marrëdhënia mes tyre zgjaste prej 18 muajsh dhe se ajo e Ficco kishin qenë të lidhura njëkohësisht me 22-vjeçarin.
Historia e Balotellit me 19-vjeçaren Dahiana Rojas, një kamariere nga Xhenoa, nisi kur futbollisti ndaloi përpara lokalit të saj me Ferrarin e tij dhe i kërkoi që të njiheshin më mirë.
“Më dukej vetja si të isha në një film. Pasi shkëmbyem numrat, mendova se ishte më mirë të më telefononte ai i pari dhe në fakt më telefonoi që atë mbrëmje”, rrëfeu Dahiana në një revistë rozë italiane.
Pasi kaluan një mbrëmje në një lokal nate, marrëdhënia midis tyre nisi të forcohej, ndërsa Balotelli dhe adoleshentja u përfshinë në disa takime të vona dhe në një seri mesazhesh romantike.
Megjithatë, Dahiana pretendon se në atë kohë, nuk e dinte se kush ishte “SuperMario” dhe se e mori vesh vetëm nga gazetat që ai kishte një lidhje me një modele. Pretendim tepër i vështirë për t’u besuar.
Top Channel