Colin Farrell: Bëj jetë monotone

01/08/2012 12:20

Colin Farrell nuk është i lumtur me jetën e tij, të cilën e konsideron “monotone”.

Aktori i famshëm hollivudian në vitin 2005 u shtrua në një klinikë rehabilitimi për shkak të problemeve me drogën dhe alkoolin. Që nga ajo kohë ka hequr shumë nga veset e tij dhe kjo është arsyeja e monotonies që ndjen.

“Një nga gjërat që më shtyu tek droga ishte rituali që e rrethon atë. Është shumë intensive. Tani pi vetëm çaj dhe marr vitamina. Bëj një jetë të shëndetshme, por shumë të mërzitshme”, theksoi irlandezi 36-vjeçar për revistën ‘Men’s Health’.

Arsyeja e ndryshimit të Colin Farrell janë dy djemtë e tij që i ka nga dy marrëdhënie të ndryshme.

“Djemtë më kanë shpëtuar jetën. I takoj shpesh dhe bëj një jetë të thjeshtë që më pëlqen shumë”, shtoi protagonisti i ‘Total Recall’.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta