Vajza e Pink hedh hapat e parë
31/07/2012 11:40
Momenti, në të cilin një i mitur ngrihet për herë të parë në këmbë, është një çast të cilin asnjë prind nuk mund ta harrojë kurrë.
Pink dhe bashkëshorti i saj Carey Hart nuk bënë përjashtim, ndërsa u dukën veçanërisht krenarë teksa vajza e tyre, Willow Sage, hodhi hapat e parë në jetë.
Në shfaqjen e parë të pavarësisë së saj, 13-muajshja u duk se fitoi vetëbesim, ndërsa nisi të ecte përkrah prindërve pa ndihmën e tyre.
Pink, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore dhe kampioni i motokrosit, Carey, u fotografuan ndërsa po shëtisnin të pashqetësuar në rrugët e Los Anxhelosit.
Top Channel