Një javë më parë, Paris Jackson u përfshi në një konflikt të ashpër me familjen e saj të zgjeruar.
Megjithatë, me rikthimin e gjyshes së saj në shtëpi, duket se e bija 14-vjeçare e Micheal Jackson është rikthyer në normalitetin e jetës së saj, në atë rutinë midis të cilave një vend kryesor zë edhe “Twitter”,
Ditën e hënë, adoleshentja, nëpërmjet statuseve të saj, doli në mbrojtje të vendosur të të gjithë fansave të idhullit më të madh të adoleshentëve, Justin Bieber.
Duke u përfshirë në një debat të nisur nga reperi Drake, që kritikoi ashpër stilin e 18-vjeçarit, Paris u kundërpërgjigj: “Nuk kam dëgjuar shumë muzikë nga Justin Bieber, por të paktën fansat e tij nuk janë të mbushur me urrejtje dhe mllef. Nëse do të krahasoje talentin apo vetë fansat e tu me ata të Justin, do të humbje, apo jo”, shtoi adoleshentja duke iu drejtuar këngëtarit.
Në një status të mëvonshëm, 14-vjeçarja u shpjegua më mirë për atë që kishte dashur të thonte. “Ashtu siç ai postoi opinionin e tij, ashtu bëra edhe unë me timin. Megjithatë, të pozosh fraza urrejtje nuk është tamam tamam një opinion”.
Top Channel