Julio Cesar: Lamtumirë Inter!

31/07/2012 15:35

Mungon ende zyrtarizimi, por fjalët e Julio Cesar nuk kanë nevojë për një të tillë.

“Kanë qenë 7 vite të mrekullueshme dhe plot suksese, por pas disa ditësh aventura ime me Interin do të përfundojë. I falenderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.”

Kështu ka shkruar portieri brazilian në profilin e tij në Facebook ditën e martë. Inter tashmë do i besojë portën sllovenit Samir Handanovic.

Me paratë që do të kursejë nga rroga e Julio Cesar (4.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2014) dhe me ato të fituara nga shitjet e Castaignos dhe Viviano, klubi i Massimo Moratti do të tentojë blerjen e talentit të Sao Paulo: Lucas.

Top Channel