Hollivudit i kanë mbaruar idetë

31/07/2012 18:30

‘The Shining’, filmi horror i vitit 1980 me regji të Stanley Kubrick, do të rikthehet sërish nga studio Warner Bros duke i dhënë të drejtë gjithmonë e më shumë atyre që mendojnë se Hollivudit i kanë mbaruar idetë.

Origjinali tregon historinë e një shkrimtari të quajtur Jack Torrance, i interpretuar nga Jack Nicholson, i cili merr familjen me vete në një hotel të izoluar ku nis punën për një libër të ri.

Gjatë punës, Jack ndikohet nga një prezencë mbinatyrore në hotel dhe fillon të çmendet. Në fund të filmit ai tenton të vrasë djalin dhe gruan e tij.

Filmi i ri nuk do të jetë një “remake”, por do të flasë për historinë e hotelit të frikshëm dhe për fuqitë e mbinatyrshme që e kanë pushtuar atë.

Skenari i është besuar Laeta Kalogridis, skenaristes së filmit Shutter Island me protagonist Leonardo Di Caprio.

‘The Shining’ është një film i frymëzuar nga romani me të njëjtin titull i Stephen King.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA