Bar Rafaeli: Ndihem shumë e bukur!

31/07/2012 19:10

Kohët e fundit është shpallur si femra më seksi në botë nga revista ‘Maxim’ dhe Bar Rafaeli me këto foto tregon që është bërë zgjedhja e duhur nga lexuesit e revistës.

Supermodelja izraelite ka treguar format e saj të mrekullueshme në disa foto të postuara në Twitter.

27-vjeçarja ka pozuar me një kostum shumë të ngushtë dhe në komentin e fotos ka shkruar: “Duke punuar! Ndihem shumë e bukur!”

Bar Rafaeli, e cila ka qenë e lidhur me aktorin Leonardo Di Caprio, është shumë aktive në rrjetet sociale dhe poston rregullisht foto të sajat për fansat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA