Afrikë, çifti pranon të vritet me gurë

31/07/2012 20:40

Një çift i akuzuar për marrëdhënie jashtëmartesore është ekzekutuar duke u goditur me gurë nga një grup militantësh islamikë në veri të shtetit afrikan të Malit.

Cifti i ri u ekzekutua publikisht në qytetin Aguelhok ditën e dielë, sipas ligjit sharia.

“Vetë çifti ishte dakord me këtë dënim. E dinin që e meritonin për mëkatet e tyre. Ne nuk kemi pse i japim llogari askujt për zbatimin e sharias”, theksoi një nga liderët e grupit, siç publikon ‘Daily Mail.

Rebelët që kontrollojnë veriun e Malit kanë vendosur rregulla shumë të ashpra në zonën e ndikimit të tyre, rregulla që përfshijnë uniforma për meshkujt dhe femrat, moslejimin e dëgjimit të asnjë lloj muzike tjetër përveç asaj fetare dhe moslejimin e ecjes në rrugë së bashku të një mashkulli e një femre nëse nuk janë të martuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA