Ky që po shihni në foto është momenti kur një fotograf i natyrës së egër kafshohet në këmbë nga një gjarpër helmues shumë i rrezikshëm që njihet me emrin Mamba e Zezë.
Mark Laita po i bënte foto gjarpërinjve të ndryshëm për projektin e tij të fundit me emrin ‘Serpentine’ dhe arsyeja e vetme që Mark është ende sot shëndoshë e mirë është sepse kafshimi i këtij gjarpri vdekjeprurës ishte i thatë dhe nuk i është injektuar helmi.
Një kafshim nga Mamba e Zezë është 100% fatal dhe fotografi amerikan theksoi për ‘New Scientist’ se nuk e kishte kuptuar që ishte kafshuar deri kur lau fotografitë ditën tjetër.
Mamba e Zezë është gjarpri më i gjatë helmues i Afrikës dhe mund të arrijë deri në 3 metra. Gjithashtu është gjarpri më i shpejtë në botë.
Kafshimet e Mambës së Zezë janë në gjendje të vrasin madje edhe kafshë të mëdha si elefantët.
Top Channel