Londër 2012, “me ferexhe, ose ikim!”

30/07/2012 00:00

Arabia Saudite pranoi të dërgojë në lojërat olimpike të Londrës disa sportiste femra me kushtin e vetëm që atyre t’u lejohej garimi në kategoritë përkatëse me ferexhe.

Sipas këtij kushti, në xhudo merr pjesë Wodjan Sharhkhani e cila ka kërkuar që në sfidën e saj debutuese, ditën e premte, të zbresë në tatam me ferexhenë veshur. Por kjo kërkesë e saj bie në kundërshtim me rregullat e vendosura nga komiteti olimpik, që në këtë sport nuk lejon ferexhenë.

Komiteti olimpik saudit dhe ai ndërkombëtar janë përfshirë në bisedime për gjetjen e një rruge të mesme, ndërkohë që i ati i konkurentes që garon në peshën 78 kilogram, deklaroi për mediat arabe se nuk do të lejojë që vajza e tij të heqë ferexhenë.

“Nëse vajzës time nuk do t’i lejohet konkurimi me ferexhe, atëherë ne do të tërhiqemi nga gara dhe do të kthehemi në shtëpi”, citohet babai i xhudistes 18-vjeçare, Abdulrahim Shahrkhani.

Tre është numri i atleteve femra të arabisë saudite që marrin pjesë në këtë olimpiadë. Por ndërsa në atletikë lejohet mbajtja e ferexhesë, në xhudo ajo është e ndaluar.

Top Channel