Adoleshentja që ka frikë nga ushqimet

30/07/2012 11:40

Një adoleshente nga Uellsi ka tetë vite që ha vetëm djathë e patate të skuqura sepse ushqimet e tjera e frikësojnë atë, sidomos perimet e freskëta.

Abi Stroud vuan nga kriza paniku vetëm nëse mendon për frutat dhe perimet e nëse sheh dikë që po qëron një mollë i vjen për të vjellë.

18-vjeçarja shprehet për ‘Daily Mail’ se ushqehet vetëm me patate të skuqura që kur mbushi 10 vjeç.

“Jetoj vetëm me bukë, djathë e patate të skuqura. Më vjen shumë turp nga ky çrregullim që kam, nga kjo frikë e çuditshme nga të gjitha ushqimet e tjera. Kurrë nuk kam pasur një të dashur sepse shqetësohem nga mendimi që ai do të krijojë për mua kur të marrë vesh këtë “veçori” timen”, thekson Abi.

“Nuk dal kurrë për të ngrënë diçka me shoqërinë sepse kam frikë se do të përpiqen që të më japin ushqime të tjera”, shton 18-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA