Rudina Jasini është petagoge dhe doktorante në departamentin e drejtësisë në univeristetin e  Oksfordit në Britaninë e Madhe.

Ndodhet në Tiranë si pjesë e një ekipi juristësh britanikë që janë duke asistuar në ndryshimet legjislacionin për drejtësinë shqiptare.

Në një intervistë për “Top-Channel”, ajo fillimisht komenton rreth procesit që ka nisur për ndryshimet kushtetuese.

”Këto ndryshime duhet të bëhen madje duhet të ishin bërë kohë mëpërpara. Është shumë e rëndësishme që çdo process ndryshimi mbi kushtetutën, ligjin themelor të një vëndi të jetë sa më gjithpërfshirës, i plotë, koherent dhe mbi të gjitha të jetë transparent”, vlerësoi Jasini.

”Një seancë do të ishte e pamjaftueshme. Ky proces duhet të marrë harkun kohor dhe hapësirën e duhur në mënyrë që çdo ndryshim i mundshëm të reflektojë një mendim të analizuar të sintetizuar të gjithë aktorëve të këtij procesi. Nuk mund të jetë pjesë e një procesi të përshpejtuar legjislativ. Mendoj se ndryshimet e propozuara pasqyrojnë mjaft mirë standartet e praktikës ndërkombëtare dhe modeleve të vëndeve të BE-së. Kuptohet, këto ndryshime duhet të reflektohen edhe në realitetin e shoqërisë shqiptare dhe mbi të gjitha këto ndryshime duhet të jenë pjesë e një procesi”.

Juristja shqiptare me një eksperiencë të gjatë  në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare,  është e mendimit se ka ardhur koha që në Shqipëri të marrin fund emërimet politike nga parlamenti të gjyqtarëve kushtetetues dhe atyre të Gjykatës së Lartë.

”Në qoftë se do t’i referohemi praktikës ndërkombëtare dhe asaj në BE, emërimi gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese nuk behët nga një organ legjislativ as edhe nga një organ legjislativ, por bëhet nga organe të pavaruara dhe pastaj dekretohen nga ministri përkatës apo presidenti vendit, varet nga modeli që është zgjedhur nga vëndet përkatëse. Jam plotësisht e bindur që në një moment të mëvonshëm. kur Shqipërisë t’i ofrohet statusi antarit të antarit të BE-së. ky do të jetë një parakusht”, komentoi juristja.

Sipas juristes Jasini meqënëse është nisur procesi ndryshimeve kushtetuese ky është një moment i artë që ato  të shtrihen edhe në aspekte të tjera të kushtetutës.

”Një nga shtyllat bazë të rendit kushtetues është që ligji themelor i një vëndi duhet të ketë nivel të qëndrueshmërisë dhe rezistencës së ndryshimit. Por, në kohen kur ne hapim një dritare për të bërë një ndryshim specifik, atëherë duhet ta shikojmë këtë si një mundësi, për të përqafuar dhe bërë ndryshimet e mundëshme për të cilat dispozitat aktuale nuk i përgjigjen realitetit konkret të shoqërisë shqiptare. Unë mendoj se dispozita të caktuara të kushtetutës kanë nevojë për ndryshim dhe do ta vlërësojë këtë dritare që është hapur si një mundësi për të adresuar të gjitha ato nevoja të mundëshme për ndryshime të dispozitave të kushtetutës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA