Me një pasuri personale prej 500 milionë eurosh, divorci i financierit Roger Jenkins nga gruaja e tij boshnjake Diana pritej që të ishte i kushtueshëm, por çifti tregoi se si mund të realizohet një ndarje e qetë dhe e lumtur, edhe kur shuma të tilla kaq të mëdha janë në lojë.
Ndonëse jetonin veçmas prej tre vitesh, çifti depozitoi vetëm këtë javë divorcin e tij përfundimtar në gjykatë, në bazë të një marrëveshje që ndante pasurinë në gjysmë, 150 milionë euro për secilin.
Jenkins, i cili kishte bërë këtë pasuri si një ekspert taksash për “Barclays Bank”, ëpërmjet kësaj marrëveshje bëri sakaq ish-gruan e tij në një prej 500 personave më të pasur që jetojnë në Britani.
Sikur të mos mjaftohet kjo ndarje miqësore, çifti tashmë është shndërruar në miq të ngushtë, aq sa Diana u shpreh “e entuziasmuar” nga marrëdhënia e re që ka krijuar Jenkins, me supermodelen Elle Macpherson.
”Kam një admirim të jashtëzakonshëm për të si nënë, biznesmene dhe grua. Kemi ecur përpara në jetën tonë, por të dy vazhdojmë të jemi shumë të lumtur për njëri-tjetrin dhe jetët që kemi tani”, u shpreh Jenkins.
Pa dyshim, divorci i tyre mund tëhyjë ndërkohë në histori si më paqësori dhe dashamirsë në histori ndonjëherë.
Top Channel