Apple, gati të investojë për Twitter

28/07/2012 18:55

Apple ka zgjedhur Twitter. Sipas “New York Times”, shtëpia e teknologjisë është në kontakt me faqen e njohur të mikroblogut për të nsiur një investim strategjik me vlerë qindra miliona dollarë.

Pasi arriti suksese të mëdha në fushën e telefonisë dhe tabletave, kompania e themeluar nga Steve Jobs tradicionalisht nuk ka pasur shumë ndikim në rrjetet sociale.

Por Apple është e vetëdijshme se tashmë mediat sociale po influencojnë gjithnjë e më shumë zgjedhjet e publikut, për mënyrën se si të shpenzojnë paratë.

Dhe “molla e kafshuar” nuk mund të rrinte më jashtë këtij revolucioni, duke pasur parasysh praninë në rritje të rrjeteve në tregun e shitjes së lojrave elektronike, muzikës dhe filmave.

Për këtë arsye janë gati qindra miliona dollarë investime, që mund t’i sjellin Twitter një rritje të ndjeshme në vlerën e tij në treg.

Vitin e kaluar shtëpia e zogut të kaltër vlente rreth 8.4 miliardë dollarë, ndërsa pas këtij operacioni me Apple vlera mund të arrijë mbi 10 miliardë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA