Nuk këndojnë “God Save The Queen”, kritikohen

27/07/2012 00:00

Përsa ditë do të jetë olimpiada, tabloidët britanikë sigurisht që do të kenë me cfarë të mbushin faqet e tyre. Këto tabloidë lëshuan një lumë kritikash kundër disa prej pjesëtarëve joanglezë (që garojnë për Britaninë e Madhe) në lojërat olimpike.

Kritika u lëshuan kundër dy uellsianëve të futbollit, Craig Bellamy dhe Ryan Giggs, të cilët para ndeshjes së futbollit mes Britanisë së Madhe dhe Senegalit, nuk kënduan “God Save The Queen”, e vendosur në mënyrë taksative nga komiteti olimpik britanik për të gjithë sportistët pjesëmarrës.

Por vec Giggs dhe Bellamy, që janë uellsianë, edhe skocezët që garojnë nën ngjyrat e Britanisë së Madhe refuzuan këndimin e këngës së Mbretëreshës. Dy futbollistet e ekipit të femrave të Britanisë, Kim Little dhe Ifeoma Dieke (e lindur në Masacusets të SHBA nga prindër nigerianë, por e rritur dhe e lidhur aq shumë më Skocinë sa refuzua Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në olimpiadë) thanë pas përfundimit të ndeshjes mes Britanisë dhe Zelandës së Re se moskëndimi i “God Save The Queen” ishte një zgjedhje e tyre personale, pasi ishin skoceze…aq më tepër që në vargun e parafundit të strofës së fundit të këngës bëhet fjalë për “shtypje të rebelimit skocez”.

Vendet e Britanisë së Madhe (Anglia, Skocia, Irlanda e Veriut dhe Uellsi) përfaqësohen bashkë në lojërat olimpike, ndërsa në kompeticione të tjera ndërkombëtare secili shtet përfaqësohet më vete.

Top Channel