Madonna, vërshëllima dhe sharje në Paris

27/07/2012 17:40

Madonna u përcoll me vërshëllima nga një koncerti i saj në Paris, i cili zgjati për vetëm 45 minuta, ndonëse fansat kishin paguar mbi 200 euro për të qenë të pranishëm.

Koncerti në fjalë u bë veçmas turit të saj, në një teatër privat në kryeqytetin francez, në një sallë me kapacitet prej 2 mijë personash.

Në një moment, pas Madonnës u shfaq një imazh i lideres së ekstremit të djathtë, Marine le Pen, me një simbol nazist pranë saj.

“E di që kam nervozuar një farë Marine le Pen me paraqitjet e mia, por nuk jam armikja e saj dhe nuk ka diçka të konsideruar armik i jashtëm. Armiku ndodhet brenda nesh, ndërsa qëllimi im është të promovoj tolerancën”.

Më pas, këngëtarja amerikane deklaroi se ndiente një lidhje të veçantë me Francën, me figura se Napoleoni dhe e mbylli duke thënë që i donte të gjithë francezët.

Në këtë moment, u mbyllën perdet e skenës. Kur publiku e kuptoi se 53-vjeçarja nuk do të shfaqej sërisht, atëherë filloi të vërshëllente, të shante dhe të godiste skenën me shishe.

Disa prej të pranishmëve kishin blerë bileta deri në 1 500 euro në tregun e zi, për të parë idhullin e tyre në një shfaqje me pak persona, por në total, i gjithë spektakli vazhdoi vetëm 45 minuta, me këngëtaren që këndoi vetëm pak këngë të zgjedhura të repertorit të saj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta