Tirana shkatërrohet nga Alesund

26/07/2012 00:00

Tirana është shkatërruar 5-0 në Norvegji nga Alesundi. Pas një barazimi 1-1 në Tiranë një javë më parë, ku u duk të kishte pak shpresë, në transfertë bardheblutë janë shpërfytyruar dhe nuk kanë mundur për asnjë moment të përballen me kundërshtarin duke bërë shumë gabime.

Pas një pjese të parë që u mbyll 1-0, në të dytën dy herë Xhejms, një Stuard dhe Nejshën, cuan 5-0 rezultatin e kësaj ndeshjeje të dytë dhe 6-1 rezultatin e të dy takimeve.

Në këtë mënyrë mbyllet aventura europiane e ekipeve shqiptare edhe për këtë sezon, ku Tirana ishte e vetmja që e kaloi një tur, ndërkohë që u eliminua në turin e radhës me turp.

Tashmë nuk i mbetet gjë tjetër ekipeve shqiptare, por të përgatiten për kampionatin kombëtar.

Top Channel