Fotot e qenve si kurrë më parë

26/07/2012 17:00

Tërësisht i apasionuar pas qenve, një fotograf britanik fitoi për të pestin vit radhazi një çmim kombëtar si fotografi më i mirë i vitit për kafshët.

40-vjeçari Paul Walker, i cili jeton në Skoci, tregoi edhe një herë më shumë se është i pakapshëm në atë gjë që di të bëjë më mirë në jetë, fotografi për qentë.

“Me kalimin e viteve, jam bërë aq i aftë sa që mund të nuhas dhe të kap një moment në të qintën e sekondës, diçka që për shumë njerëz është thjesht e pamundur”, deklaroi Ëalker.

Ndërkohë, së bashku me çmimin, ai fitoi famë në gazetat britanike, të cilat publikuan në masë fotografitë e tij të rralla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA